Lajme

“Do të rritet numri i rasteve me COVID-19, ja i kujt është faji”

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se në Kosovë do të rritet numri i infeksioneve me COVID-19, ku edhe ka fajësuar partitë politike për këtë, shkruan Gazeta Metro.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti beson se numri i infeksioneve ditore në Kosovë do të rritet edhe më tutje.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka theksuar se moskujdesi i partive politike gjatë fushatës zgjedhore së bashku me trendin e rritjes së infeksioneve të reja në Evropë do të sjellë rritje të rasteve edhe në vendin tonë.

Më poshtë postimi i plotë i tij.

LEXO EDHE:  Kurti i vendosur: Nuk e dorëzoj Republikën demokratike para një regjimi fashist