Lajme

Do me thënë, vendimi i qeverisë për kufizim të lëvizjes është shkelje e Kushtetutës, por ama shkelje ‘e bukur dhe e qëlluar’

Nga Kimete Berisha



Do me thënë, vendimi i qeverisë për kufizim të lëvizjes është shkelje e Kushtetutës, por ama shkelje ‘e bukur dhe e qëlluar’.

Vet fakti që Gjykata Kushtetuese ka vendosur (që për shkak të pandemisë) ta shtyjë aktgjykimin e ‘saj’ (dhe ta shfuqizojë vendimin e qeverisë) për të hyrë në fuqi pas dy jave (13 Prill 2020)…tregon se q’aq ‘i keq’ e i ‘rrezikshëm’ për Kushtetutën e për popullin paska qenë ky vendim i qeverisë.

Kryesore ishte ‘shkelje’ në dobi të shëndetit.

Kur edhe Gjykata Kushtetuese i jep leje, ia jep edhe dy javë hua qeverisë që me atë vendim antikushtetues me na mbajtë ‘n’kafaz’ ‘padrejtësisht’, çka ke me thënë…!



Keq e ka qeveria, por le ta ketë keq edhe dy javë, se rrezik, pandemia…sipas Gjykatës Kushtetuese.

Shtet i kapur qysh po thoni ju, ama i kapur pa asnjë copë perde, ashiqare.