Djali vjen nga Italia dhe infekton babain me covid19, 57- vjeçari niset me urgjencë

Një rast i ri me koronavirus u konfirmua sonte në Memaliaj.
57-vjeçari që rezultoi pozitiv, dyshohet të jetë infektuar nga i biri, i cili kishte ardhur pak ditë më parë nga Italia.
Gjendja e 57-vjeçarit është rënduar dhe për pasojë ai është nisur me ambulancë drejt Tiranës.
57 -vjeçari me profesion këpucar, vuan dhe nga disa sëmundje të tjera.