Lajme

Djali mbajti trupin e nënës së vdekur për 1 vit në bodrum, i merrte pensionin

Një burrë ka mbajtur trupin e nënës së vdekur më shumë se një vit në banesë, kurse ia merrte pensionin.

Mësohet se gruaja e moshës 89 vjeç ka vdekur që në qershorin e vitit të kaluar. Djali e kishte mbajtur trupin e nënës së vdekur në bodrum, duke përdorur akull e fasho, që të evitonte erën.

Policia beson se burri 66 vjeç mund të ketë marrë në mënyrë të padrejtë deri 42 mijë euro.

Mashtrimi u zbulua, pasi postieri që dërgonte pensionin insistoi të shikojë të moshuarën, por kjo kërkesë e tij u refuzua. Burri nuk kishte të ardhura të tjera, ndaj kishte kryer këtë veprim të tmerrshëm.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?