Lajme

Djali i Ukshin Hotit: Nuk jam lënë jashtë listes për deputet, përkundrazi, ka qenë kërkesë e imja të mos përfshihem në listë

U raportua se djali i Ukshin Hotit, Andin Hoti, ishte lënë jashtë listës së kandidatëve për deputet.

Lidhur me këto raportime, ka reaguar Andin Hoti, i cili përmes një postimi në faqën e tij në facebook ka thënë se nuk është ‘lënë’ jashtë listes së kandidatëve për deputet, përkundrazi, ka qenë kërkesë e tij që mos të përfshihem në garen për Deputet të kësaj legjislature, raporton Korrespodenti.

“Për arsye personale e familjare nuk kam mundur të jem kandidat i kësaj legjislature”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Andin Hotit në facebook:

“M’paskan lënë jashtë” n’këtë ftoftë!

Ju përgëzoj për ‘kreativitetin’ e titujve të mediave.
Të dashur miq,

Shumë të respektuar bashkëkombas,

Duke qenë gjithmonë mirënjohës ndaj jush, për përkrahjen e vazhdueshme dhe të përzemërt, ju njoftoj që unë nuk jam ‘lënë’ jashtë listes së kandidatëve për deputet, përkundrazi, ka qenë kërkesë e imja që mos të përfshihem në garen për Deputet të kësaj legjislature, dhe i falenderoj z. Qazim Qeska dhe Degën e PDK-së në Rahovec për ofrimin e mbështetjës për kandidat, Liderin e PDK-së z. Kadri Veseli, Kryetarin aktual z. Enver Hoxhaj, Kryesinë dhe të gjithë anëtarët e PDK-së që e kan ofruar mbështetjen e tyre që të jem pjesë e kësaj liste.

Për arsye personale e familjare nuk kam mundur të jem kandidat i kësaj legjislature.

Natyrshëm që do t’jem në shërbim të atdheut dhe popullit tim, për aq sa marrë frym, në çdo formë që mundem.

Juaji,
Andin Hoti

SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?