Lajme

Djali i Izetbegoviqit në 16 vjetorin e vdekjes: Babai im luftoi për islamin, ne do ta vazhdojmë

Lideri i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA), Bakir Izetbegoviq, tha sot në Sarajevë se babai i tij luftoi për kthimin e Islamit në skenën historike dhe ideologjike dhe se këtë mision arriti ta përmbushë me mjaft sukses.

Ai shtoi se babai ti tij, Alia Izebegoviq e kaloi rininë e tij duke luftuar për kthimin e islamit në skenën historike dhe ideologjike dhe për mbijetesën e popullit të tij, transmeton Reporteri.net.

“Ai luftoi për ta rikthyer Islamin në skenën historike dhe ideologjike. Ai luftoi për mbijetesën e popullit të tij, popullit boshnjak, shtetit, për atë që ishte ai vend. Asnjë nga këto nuk ka mbaruar dhe varet nga ne që t’i vazhdojmë ato beteja, për të cilat ne mendojmë se kemi mundësi që t’iu japim përfundimin e duhur”, tha Izetbegoviq në përkujtimin e 16 vjetorit të vdekjes së Alija Izetbegoviqit.

Alija Izetbegoviq ishte presidenti i parë i Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe presidenti i parë i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA). /Reporteri.net