Lajme

Dita e koalicioneve, LDK-AKR koalicioni i parë parazgjedhor

Aleanca Kosova e Re dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, pritet që sot të zyrtarizojnë koalicionin parazgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kështu ka bërë të ditur Naim Murseli, këshilltari i politik i Behgjet Pacollit.

“Sot deri në ora 18:00 do të deklarohet koalicioni parazgjedhor me LDK-në në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Një bashkëpunim konstruktiv dhe i natyrshëm. Një listë e përbashkët e një koalicioni fitues”, ka shkruar Murseli.

Telegrafi ka provuar të marrë një konfirmim edhe nga LDK-ja, por të njëjtit deri tash nuk janë përgjigjur.

Ndryshe, afati për dorëzimin e koalicioneve në KQZ përfundon sot në orën 18:00. KQZ ka njoftuar më herët se deri më tani asnjë koalicion nuk është dorëzuar në këtë institucion. /Telegrafi/

SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?