Lajme

Diskutimi dhe shkëmbimi i letrave mes deputetes Brovina dhe kryeparlamentarit Veseli

Dje pasi kishte publikuar fotografinë e parë, e cila doli të mos ishte e vërtetë, deputetja e PDK’së, Flora Brovina, po bëhej gati që gjatë fjalës së saj në Kuvend, të shpaloste edhe fotografi të tjera.

Pak para se të dilte në foltoren e Kuvendit, Brovina shkoi te ulësja e Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, me të cilin diskutuan pak dhe shkëmbyen disa letra.

Ndërkaq, teksa po largohej nga Kadri Veseli, Brovina palosi një letër dhe u kthye në ulësen e saj me dy letra të palosura në duar.



LEXO EDHE:  Pulmologu kosovar: Koronavirusi prek organet kryesore, këto janë pjesët e trupit që vuajnë