Lajme

Diskutim në Kolegjin AAB mbi vështirësitë që po krijon COVID-19 në ekonominë e vendit dhe më gjerë

Në vazhdën e diskutimeve online që po organizohen nga Kolegji AAB, këtë herë u shtjelluan çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimet e fundit të aspektit ekonomik në vend dhe më gjerë. Tema e këtij diskutimi kishte të bënte me moratoriumin e pagesave dhe detyrimeve financiare si dhe mbështetjen e qeverisë për evitim të humbjeve nga situata e krijuar me Covid-19.

Të ftuar ishin Dekani i Fakultetit Ekonomik, prof. dr. Shaip Bytyqi dhe profesori i fakultetit ekonomik në Kolegjin AAB, prof. dr. Remzi Smajli.

Studentët ishin aktiv gjatë gjithë diskutimit me pyetjet dhe komentet e tyre drejtuar panelistëve.

Sipas ekspertëve të ekonomisë pasojat që po sjellë situata e krijuar nga virusi COVID-19 janë serioze dhe kërkojnë masa urgjente që duhet të ndërmerren nga institucionet qeveritare. Sipas tyre qeveria duhet të ketë kujdes jo vetëm ndaj sekrorit publik por edhe ndaj atij privat duke bërë zgjidhje edhe për punëtorët e këtij sektori dhe humbjet që mund të kenë ndërmarrjet e të gjitha niveleve.

Për më shumë ju ftojmë ta ndiqni këtë diskutim në faqen zyrtare të Kolegjit AAB në facebook.

Inkurajojmë të gjithë studentët që të vazhdojnë qasjen e tyre aktive në debatet të cilat do të organizohen në vazhdimësi nga Kolegji AAB.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19