Lajme

Këto pjesë të Prishtinës sot do të mbesin pa ujë

Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, do të ketë intervenim në gypin e ujit nga çeliku me diametër fi 600 mm, që vjen nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës.

Ujësjellësi thotë se, intervenimi në vazhdimin e riparimit të tij nga ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU”Prishtina” sh.a. është i domosdoshëm për një funksionim të mirëfilltë dhe do të fillojë në orët e hershme të mëngjesit.

Zonat që do mbesin pa ujë të pijshëm përgjatë intervenimit:

Nga ora 04:00 deri në orën 10:00 pa ujë mbesin: Graçanica, Prishtina në këto zona (Zona Qendër e lagjes Bregu i Diellit, pikat e larta furnizuese të lagjes Mati 1 në tërësi.

Nga ora 04:00 deri në orën 17:00 pa ujë mbesin: Hajvalia, Çagllavica dhe Miradia.
Falënderojmë konsumatorët për mirëkuptim dhe vazhdimi i riparimeve në këtë gyp me diametër të madh është i domosdoshëm.