Lajme

“Disa anëtarë të PDK-së janë infektuar me koronavirus, kemi prit që të gjithë të infektohemi”

Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu ka thënë se pasi disa bashkëpartiak të saj rezultuan pozitiv me koronavirus, priten që të gjithë të infektohen.

Kështu tha ajo mëngjesin e sotëm në një intervistë për RTV Dukagjini.

“Disa anëtarë të PDK janë pozitivë me Covid-19, kemi prit që të gjithë do të infektohemi.”, ka thënë ajo.

Këto deklarata të Deliut vijnë pas infektimit të shumë figurave brenda LDK’së me koronavirus, duke përfshirë këtu edhe kryetarin Kadri Veseli.

Vlen të theksohet se virusi ka arritur edhe brenda Qeverisë së Kosovës, ku pozitiv kanë rezultuar Kryeministri Avdullah Hoti dhe zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.