Lajme

Dimal Basha: Mërgim Lushtaku bën ‘Bismilah’ nëpër tendera

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka folur rreth moskalimit të Projekt Kodit Civil.

Basha ka përmendur deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtakun duke thënë se “bën Bismilah nëpër tendera”, derisa ka arsyetuar bindjen e tij rreth Kodit Civil i cili dështoj të votohet javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës.

“Qysh mundesh me qenë njeri i mirë dhe njeri i keq me një preferencë të ndryshme. Mundesh me qenë edhe mysliman i mirë, mirëpo për shkak të bindjeve je njeri i mirë. Unë thash se edhe Mërgim Lushtaku e bën “bismilah” nëpër tendera, por kjo e nuk e bën burrë të mirë, se ai është mysliman edhe është njeri Ii mirë. Unë nuk besoj në këtë. Unë besoj që veprat janë ato që e bëjn vlerësimin e një njeriu”, tha Bashan në Politiko.

Basha ka shtuar se religjioni nuk të bën domosdoshmërisht njeri të mirë.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje