Lajme

Dimal Basha mbështetë Kurtin nga Kosova, shkruan edhe japonisht

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha ka arsyetuar udhëtimin e kryeministrit Albin Kurti drejt Japonisë për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-kryeministrit, Shinzo Abe. Kurti u kritikua që la Kosovën mes krizave të shumta, përfshirë grevën, dhe shkoi bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati në Japoni.

Sipas Bashës, kur Kurti kritikohet pse ka udhëtuar drejt shtetit japonez, ofendohet Japonia dhe jo vetë Kurti. Gjithashtu ai ka renditur edhe disa prej ndihmave që Japonia ka ofruar për Kosovën. Publikimin e tij, në fund, e ka përmbyllur në gjuhën japoneze, duke shkruar “Faleminderit Japoni”.

Basha ka shkruar:

E kemi traditë me nderu njerëz e shtete në rast vdekje, aq më tepër kur bëhet fjalë për shtetin japonez që është superfuqi botërore, e mbi gjitha mik i madh i Kosovës, e duke mos harru që për më shumë se 20 vjet Japonia ka ndihmuar Kosovën në projekte në vlerë me miliona euro!

Kështu që kur t’ankoheni pse ka shku Kryeministri atje, e ofendoni shtetin japonez, jo Albin Kurtin.

Përndryshe më poshtë i gjeni disa të mira që gëzojmë falë shtetit japonez:

Në krizën më të rëndë me COVID-19, ka dhuruar mbi 718,000 dollarë për Kosovën përmes UNICEF-it, për të luftuar pandeminë e koronavirusit. 4 milionë euro ka ndihmuar Kosovën me pajisje për monitorimin e cilësisë se ajrit.

Gjithashtu ka implementuar një projekt për ndërtimin e kapaciteteve të menaxhimit të mbeturinave.

Projekt për ngritjen e kapaciteteve për shërbimin publik të Kosovës.

Këtë vit prapë ka dhuruar pajisje mjekësore me vlerë prej 1 milion euro për spitalet e disa komunave të Kosovës.

Po ashtu këtë vit ka mundësuar që studentët nga Kosova të vijojnë studimet në universitete japoneze.

ありがとう日本