Lajme

Dimal Basha i VV-së ka disa fjalë për ‘vajzën e Prokurorit’

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka reaguar pas publikimit të videos ku një vajzë thirret në babain e saj prokuror pas shkeljes që ka bërë trafik.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se një video e tillë flet për reputacionin e Prokurorisë.

“Vajza e prokurorit!!!.Kjo video flet për reputacionin e Prokurorisë, ku edhe fëmijët e tyre besojnë se janë të paprekshëm, se munden me shkel njerëz n’rrugë edhe mos me dhanë përgjegjësi. Ku e kanë mësu këtë kulturë? Një e di që nuk ia kanë mësu qytetarët, e kanë mësu diku tjetër. Edhe nëse del se nuk është vajza e prokurorit, veq fakti që e beson në paprekshmërinë e saj duke u lidh me prokurorinë flet shumë për reputacionin e këtij organi dhe drejtësinë në përgjithësi”, thuhet në reagimin e Bashës.