Lajme

Dikur thoshte “Është e çuditshme në Kosovë, njerëzit bëhen ministra, për t’u bërë kryetarë komunash”, sot Kurti ka zgjedhur ministrin e shëndetësisë për kryetar Prishtines

Vetëvendosja ka zgjedhur që në Prishtinë të kandidojë me ministrin aktual të Shëndetësisë, Arben Vitinë. Ani pse kohë më parë i pari i VV’së dhe njëkohësisht kryeministër shteti, Albin Kurti, thoshte se në Kosovë njerëzit po bëhen ministra, që më pas të bëhen kryetarë komunash.

Kurti në një studio televizive kishte thënë “Është e çuditshme në Kosovë, njerëzit bëhen ministra, për t’u bërë kryetarë komunash”.

Vetëvendosje e ka fituar Prishtinën tashmë dy herë, por aktualisht nuk qeveris me të. Kjo për shkak se kryetari Ahmeti doli nga Vetëvendosje. E për ta rikthyer kryeqytetin, partia e Kurtit vendosi që ta kandidojë Vitinë – ministrin që po kritikohet në vazhdimësi për menaxhim të dobët të pandemisë.

Minsitri Vitia i cili së shpejti do të fillojë fushatën edhe zyrtarisht, po merret me menaxhimin e pandemisë. Virusi po vret dhjetëra kosovarë çdo ditë, e mijëra sosh po infektohen çdo ditë.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?