Lajme

“Diku nëpër korridoret e OKB’së”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me rastin e vizitës së tij në selinë e OKB’së në New York, transmeton Korrespodenti.

Presidenti Thaçi e ka publikuar foton me kryeministrin shqiptar, ku ka thënë se me të parin e Qeverisë së Shqipërisë ndajnë synimin e përbashkët për integrimet euroatlantike, të mbështetur nga SHBA-ja, partneri i përjetshëm i shqiptarëve.

“Diku nëpër korridoret e OKB-së- bashkë me mikun tim dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ndajmë synimin e përbashkët për integrimet euroatlantike, të mbështetur nga SHBA-ja, partneri i përjetshëm i shqiptarëve. HTH”. /Korrespodenti


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?