Digjet një veturë në Autostradën “Ibrahim Rugova”
Një veturë është kapluar nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër Komunës së Malishevës.
Kështu ka bërë të ditur një lexues, i cili ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, shkruan Lajmi.net.
Rasti ka ndodhur rreth orës 12:00 të ditës së sotme.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.