Lajme

Digjet një shtëpi në qendër të Prishtinës

Foto ilustrim

Sot rreth orës 07:30 është raportuar për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se policia dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes, gjersa shtoi se nuk raportohet për të lënduar, përveç dëmeve materiale.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, tha ai.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?