Lajme

Dhomat e Specializuara njoftojnë për arsyen e arrestimit të Hysni Gucatit

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati u arrestua nën dyshimet për veprat penale “kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës”, njoftuan Dhomat e Specializuara.

Më herët, Zyra e Prokurorit të Specializuar konfirmoi arrestimin e tij në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim.

Të premten në Kosovë, Zyra e Prokurorit të Specializuar arrestoi edhe nënkryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinajn.

Ndërsa dje u arrestua edhe Salih Mustafa, njëri prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Llapit.

LEXO EDHE:  KFOR-i dërgon makineri të rëndë në Zveçan, bllokon rrugët që çojnë në komunë