Lajme

“Dhimbje e tmerrshme”, vajza nga Prishtina tregon se si u sulmua nga qentë endacakë

Qentë endacakë, pa dyshim, janë problem shumë i rëndësishëm që duhet të zgjidhet sa më shpejtë. Kjo për shkak se janë shpeshtuar rastet kur qytetarët janë sulmuar nga ta, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti i fundit ka ndodhur në Prishtinë, më saktësisht te Fakulteti i Arteve.

Një vajzë ka qenë viktima e radhës nga qentë endacakë. Ajo përmes një postimi në Twitter ka thënë se nga dhimbjet e mëdha ka përfunduar në emergjencë.

“Kafshim i qenit në rrugë. Më ka ndodh para dy ditësh, dhembje e tmerrshme kom përfundu në emergjencë. Rruga te Fakulteti i Arteve është gjithmonë e mbushur me qen, uroj që të merren masat me i largu“, ka shkruar ajo.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?