Blerim Devolli nuk tregon se kush ka qenë pjesë e ekipeve negociuese
I pyetur nga deputetja e PDK’së, Blerta Deliu- Kodra se kush ka qenë pjesë e negocimit para nënshkrimit të kontratës në mes të Telekomit e Z-Mobile, biznesmeni ka vendosur që të mos përgjigjet duke thënë se nuk e mban mend, raporton Gazeta Express
“Kanë qenë ndërkombëtarë ekipet negociuese”, tha Devolli, në përgjigjen e deputetes.
I njejti, i pyetur përsëri se a ka pasur ndonjë pikë të kontratës që është kontestuar, vendosi që të mos përgjigjet prap.
“Nuk e mbajt mend kush ka qenë pjesë e ekipeve negociuese, janë dikun të shkrunë”, tha ai.
“60 milionë ka pas qarkullim”, shtoi, i pyetur për qarkullimin.
Blerim Devolli tha para deputetvë se kompania e tij e ka përmbushur kontratën, megjithatë, PTK nuk ju ka bërë asnjë paralajmërim.
I njejti po thotë se na disa kërkesa që janë bërë, vetëm pesë prej tyre janë përmbushur nga PTK’ja.
“Që nga viti 2014’të kemi kërkuar nga PTK mos me e qu landën në arbitrazh”, shtoi tutje.