Lajme

Detaje tronditëse: Disa plumba u shkrepën mbi gruan shtatzënë

Një grua ka mbetur e vdekur në oborrin e QKUK’së, para repartit te Gjinekologjisë. Dyshohet se është vrarë nga ish- burri i saj. Raportohet se gruaja ishte shtatzënë. Policia ka konifrmuar rastin sipas tyre viktima është 35-vjeçe. Burime brenda Gjinekologjisë i kane treguar Insajderit se e ndjera ishte e shtrirë në këtë repart dhe se ndaj saj janë shkrepur disa plumba.

Ajo iu kishte thënë infermierëve se po dilte deri te kioskat në oborrin e QKUK’së për kishte dalë për të blerë gjëra ushqimore. Pasi kishte kryer blerjet, ajo ishte ulur për të pushuar pak tek ulëset në oborrin e Gjinekologjisë.

Aty ishte shfaqur ish-bashkëshorti i saj, i cili e vrau me armë zjarri.Burimet e Insajderit tregojnë se ndaj viktimës janë shkrepur disa plumba.

Pas aktit makabër, ish-bashkëshorti i saj është arratisur. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, e moshës 35 vjeçe.