Lajme

Detaje të reja për të miturin që u gjet i vdekur në një serrë në Viti

Gjatë ditës së djeshme në Viti është gjetur pa shenja jete një i mitur në një serrë afër shtëpisë së tij.

Mësohet se i mituri ishte nxënës në shkollën fillore të mesme të ulët “Dëshmorët e Kombit”, në Viti.

Lidhur me këtë rast, stafi i kësaj shkolle ka dalë me një telegram ngushëllimi drejtuar familjes së të vdekurit në këtë rast Arif Dinarica.

Në telegramin e shkollës thuhet se “Sot morëm lajmin e hidhur për vdekjen e nxënësit të shkollës sonë Arif Dinarica. Drejtoria e shkollës në emër të personelit të shkollës, në emër të nxënësve dhe këshillit drejtues ju shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes Dinarica”.

Familja Dinarica ka pranuar ngushëllime edhe nga komuna e Vitisë.

“E nderuara familje Dinarica, nxënës e mësimdhënës të ShFMU “Dëshmoret e Vitisë” paralelja në Drobesh. Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së më të dashurit tuaj dhe nxënësit tonë, Arif Dinarica. Në emër të kryetarit të Komunës, Sokol Haliti, Drejtorisë së Arsimit dhe Institucioneve Komunale, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta. Ndajmë dhimbjen me ju në këto momente të vështira dhe pikëllimi”, thuhet në njoftimin e komunës.

Ndërkaq, nga Policia e Kosovës në raportin 24 orësh kishin deklaruar se njësia relevante kishte dalë në vendin e ngjarjes dhe nga ekipi mjekësor ishte konstatuar vdekja e tij.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje