Detaje të reja për gruan që kërceu nga ndërtesa në Prishtinë
Një grua e moshuar ka kërcyer nga ndërtesa sot në ora 19:20 minuta në Prishtinë.
Nga QKUK-ja kanë thënë për Gazetën Sinjali se e njëjta është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë duke e përcjellë gjendjen e saj.
“Ia kemi bërë CT-në, jemi duke e pritë rezultatin. E njëjtë është në gjendje të rëndë, jemi duke e menaxhuar”, kanë thënë nga QKUK-ja për Gazetën Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar po ashtu edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi i cili ka thënë se ekipi mjekësor e kanë dërguar me shenja jete për në QKUK.