Lajme

Detaje për policin që dyshohet se vodhi biçikletën

Gazeta Sinjali sot raportoi se zyrtari policor, Milaim Bunjaku, i cili punon në Divizionin e Sigurimit të Ambasadës Britanike në Kosovë, dyshohet se ka kryer një rast të vjedhjes.

Lidhur me rastin Inspektorati Policor i Kosovës ka dhënë detaje për Sinjalin.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se IPK përmes Linjës së Kaltër ka pranuar ankesën nga qytetari në fjalë.Inspektorati Policor i Kosovës është duke zhvilluar hetime penale lidhur me këtë rast në procedurë të rregullt në koordinim me Prokurorin e Shtetit me dyshimin se është kryer vepra penale e vjedhjes.Me rekomandim tē IPK-së zyrtari policor është suspenduar. Veprimet tjera hetimore priten të ndërmirren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së.”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.