Detaje për dy personat e vdekur në Klinikën Infektive gjatë ditës së sotme

Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme kanë vdekur edhe tre persona të tjerë nga koronavirusi.
Rastin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Klinika Infektive, duke bërë të ditur se dy nga viktimat kanë ndërruar jetë në këtë klinikë. Sipas tyre, viktimat janë nga Komuna e Prishtinës dhe Vushtrrisë.
“Dy kanë vdekur. Një i vdekur është i lindur në vitin 1944 nga Prishtina dhe një është i lindur në vitin 1949, është nga Vushtrria. Jo, personi i tretë nuk ka vdekur tek ne”, kanë thënë nga Klinika Infektive për Gazetën Sinjali.
Deri më tani 58 persona kanë vdekur nga koronavirusi, në Kosovë.