Lajme

Detaje për 16 rasatet e reja me koronavirus në Fushë Kosovë

Komuna e Fushë Kosovës ishte komuna e dytë me më së shumti raste aktive me koroanvirus gjatë ditës së djeshme sipas IKSHPK-së, me gjithsej 16.

Zëdhënësi i kësaj komunë, Ali Topalli ka thënë për Gazetën Sinjali se 15 raste janë aktive gjatë ditës së djeshme, ndërsa një person është në ritestim.

Topalli ka theksuar se të infektuarit nuk janë familjarë të viktimës i cili vdiq nga koronavirusi.

“Në bazë të raportit të mbrëmshëm të Institutit të Shëndetësisë Publike kemi 16 raste, një është në ritestim. Mbesin 15, pasi është në procesin e ritestimit. Nga këto 15 raste nuk kanë të bëjnë me familjarë të viktimës që fatkeqësisht ka vdekur nga koronavirusi. Ne kemi informacion për vetëm një person që është i shtirë në Klinikën e Pulmologjisë”, ka thënë Ali Topalli për Gazetën Sinjali.

Gjatë ditës së sotme pritet që Qeveria Hoti të marrë disa masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje