Dështon zërimi në tubimin e AAK-së dhe PSD-së, Haradinaj e këndon vetë himnin kombëtar
E ka zor të ndahet nga zanati i moçëm, ndonëse është kandidat për deputet i koalicionit AAK-PSD.
Resul Sinani i kthehet profesionit të vjetër sa herë që i kërkohet në tubimet e partisë, njofton Klan Kosova.
Këto përgatitje po bëhen para se i kandiduari për kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj vjen në tubimin me kryeqytetasit.
Ngjarjet e tilla nisin me himnin shtetëror. Por kësaj radhe teknika dështoi.
E gjithë sallë mbeti në siklet por nga kjo situatë e pakëndshme i nxori Haradinaj që nisi të këndojë himnin kombëtar.
Aty u prezantuan edhe kandidatët për deputet nga Prishtina ndërsa dikush ka simpati për Haradinajn ani se nuk i intereson politika.