Lajme

Derisa në disa vende ka rritje të infektuarve me Covid-19- Ky shtet shpall fitoren kunder virusit

Presidenti i Francës Emmanuel Macron deklaroi se duhej ndërtuar një Evropë të pavarur nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara, në të njëjtën kohë kur e shpalli “fitoren e parë” të vendit të tij kundër koronavirusit.

“Ky tundim ka treguar mangësi dhe dobësi: varësia jonë nga kontinentet e tjera në sigurimin e disa mallrave,” tha Macron përgjatë një fjalimi televiziv, duke përmendur se ai dëshiron që Evropa të marrë mësim nga kjo ndodhi, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.“E vetmja përgjigje ndaj kësaj është të ndërtojmë një model të ri, më të fortë ekonomik. Të ketë më shumë punë dhe prodhim në mënyrë që të mos jemi të varur nga të tjerët”, shtoi tutje i pari i Francës.

“E vetmja përgjigje ndaj kësaj është të ndërtojmë një model të ri, më të fortë ekonomik. Të ketë më shumë punë dhe prodhim në mënyrë që të mos jemi të varur nga të tjerët”, shtoi tutje i pari i Francës.

Presidenti Macron njoftoi se ai do të shpejtojë planet për hapjen e vendit dhe zbutjen e masave të paraqitura për të parandaluar përhapjen e virusit.“Lufta kundër epidemisë nuk ka mbaruar, megjithatë jam i lumtur të shpallë fitoren me këtë betejë të parë të fituar kundër virusit”, tha Macron, duke shtuar se restorantet dhe kafenetë mund të rihapen nga e hëna.Autoritetet franceze presin që ekonomia të shënojë rënie me 11 për qind këtë vit. Macron ka njoftuar se Franca do të ndajë rreth 500 miliardë euro për të ndihmuar ekonominë.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?