Lajme

Deputetja Ganimete Musliu me bluzë të “Dardanëve” në Kuvend

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është shfaqur ndryshe gjatë mbledhjes së Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së që u mbajtë të mërkurën.

Ajo kishte vendosur që ta thyej kodin e veshjes zyrtare, duke veshur bluzë me mbishkrimin “Dardanët” në përkrahje të tifozëve të kombëtares së Kosovës, për ndeshjen e sotme ku Kosova e zhvillon ndaj Maltës.

Ajo vet në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ka thyer kodin e veshjes, porse këtë e ka bërë në përkrahje të tifozëve dardanë.

“Një ditë pune në Kuvendin e Kosovës. E thyem pak kodin e veshjes zyrtare në përkrahje të tifozëve Dardanë në prag të ndeshjes Kosova: Malta. #kuvendiikosoves @dardanetks”, ka shkruar Musliu.

Kosova dhe Malta e zhvillojnë sonte ndeshjen në kuadër të grupit D, në Ligën e Kombeve, grup në të cilin Kosova prinë me 4 pikë.