Lajme

Deputetja e PDK’së, Eliza Hoxha, del pozitiv me Koronavirus

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se pas testimit të dytë ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Postimi i plotë:

Të dashtun miq, pas testit negativ të javës së kaluar sot e kam ripërsëritur testin dhe kam dal pozitiv…

Kjo për faktin që tre ditët e fundit kam patur disa nga simptomat që e shquajnë këtë virus si:

Plogështi
Ethe
Temperaturë
Koll

Poashtu kam vërejtur aritmi të theksuar këto ditë…

Çfarë mund të ju them unë e që nuk e keni dëgju deri tani…Asgjë më shumë përtej se të kujdeseni për veten e të tjerët. Maska, higjiena e theksuar, distanca tashmë janë domosfoshmëri dhe mënyrë jetese.

Virusi ekziston. Do të jetë gjatë me ne, prandaj duhet të mësohemi të bashkjetojmë me te.

#lajiduart
#vendosemaskën
#mbajedistancen

p.s. për ata që i kam pas afër këto ditë uroj të mos sëmuren, e nëse po ta kalojnë me lehtësi.

🙏Sh’net!


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?