Lajme

Deputetja e PDK-së e kujton deklaratën e Kadri Veselit për Kurtin: Ke me kthy Serbinë në Kosovë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka kujtuar një deklaratë që ish-kryeparlamentari Kadri Veseli e kishte bërë për tash kryeministrin, Albin Kurtin, raporton Gazeta Express.

Në një shkrim në Facebook, Musliu ka thënë se me 24 gusht të vitit 2017-të, në Kuvend, Kadri Veseli kishte thënë se “Albin Kurtit do të ja sheh sherrin Kosova, e se ai ka me kthy Serbinë në Kosovë”.

“Me 24 Gusht 2017 kur Kadri Vesel i pat thënë në Kuvend Albinit, “Sherrin ka me ta pa Kosova, ke me kthy Serbinë në Kosovë”. atëherë shumë pak njerëz e kanë besuar këtë deklaratë.

Sot ende pa i bërë një vit qeverisje, bendi çetnik e fashist Riblja Corba, po na këndojnë në mes të Kosovës këngë me tekste “Kosova është serbi””, thotë ajo.

“Ligji e rregullon shumë mirë ndalimin e përdorimit të gjuhës qe nxite urrejtje, veç duhet me e pas nje Kryeministër dhe një Qeveri qe e zbaton Ligjin”, deklaroi Musliu.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?