Lajme

Deputetin e VV-së e kthejnë mbrapa në Norvegji, kjo është arsyeja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca nuk është lejuar që të hyjë në Norvegji. Kjo për shkak se atij nuk i është njohur certifikata digjitale e vaksinimit e Kosovës, për shkak se e njëjta nuk është pjesë e Bashkimit Evropian.

Kështu ka bërë të ditur vet Gjyshinca në një prononcim për Periskopin.

“Kam qenë për vizitë te familja në Suedi, dhe kam planifikuar te vazhdoj edhe në Osllo të Norvegjise. Mirëpo nga autoritetet norvegjeze më është bërë e ditur se ata nuk e njohin çertifikaten digjitale të vaksinimit të lëshuar nga Republika e Kosovës me arsyetimin se shteti ynë nuk eshte pjese Bashkimit Evropian dhe çertifikata në fjalë nuk është e njejtë ”EU DIGITAL COVID PASS. Pastaj jam kthyer në Suedi/Gothenburg tek familja ime që jeton atje, ku kam vazhduar qëndrimin edhe për disa ditë të pushimit tim vjetor nga Kuvendi i Kosoves.”, ka thënë ai.

Përveç deputetit, edhe shumë qytetarë të Kosovës që po udhëtojnë jashtë vendit po kanë vështirësi dhe po iu mohet hyrja në disa shtete evropiane, si pasojë e mos-njohjes së çertifikatës së vaksinimit.

E për këtë problem, Gjyshica i VV-së ka thënë se Ministria e Shëndetësisë ka filluar punën për standardizimin e këtyre çertifikatave.

“Ky është një problem për të cilin kemi marrë shumë ankesa nga qytetarët tanë që udhëtojnë nëpër Evropë. Te cilën e kam adresuar menjëherë të institucionet tona. Dhe për këtë ministria jonë e shëndetesisë ka filluar punën për standartizimin e çertifikatave tona të COVID me ato të Bashkimit Evropian.”, ka thënë ai.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?