Lajme

Deputeti i VV’së tregon si u sulmua nga deputetët LDK’së

Deputeti i Vetëvendosjes, Gazmend Gjyshinca tha se pas mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme është sulmuar nga deputetët e LDK-së, Arben Gashi dhe Kujtim Shala.

Ai tha se kjo ndodhi për shkak se ata nuk duruan argumentimin ndryshe.

Gjyshinca tha se do ta paraqesin rastin që ka ndodhur, duke shtuar se ka pasur edhe lëndime fizike nga goditjet që ka marrë.

“Ajo çfarë ne kemi parë sot në komision ka qenë një qasje selektive dhe e padrejtë dhe na është pamundësuar mundësia që t’i ngrisim skandalet. Në këtë kuptim gjatë fjalës time që ekzistojnë edhe xhirimet edhe në korridor ku ka ndodhur sulmet, kur kam filluar t’i shpalosëm problematikat, kanë nisur sulmet verbale si nga kryetarja e komisionit por edhe deputetet e pozitës. Me të përfunduar ,mbledhja e komisionit, unë i mbetur pak më vonë për të dalë, kur kam dal në korridor i gjendur në befasi jam sulmuar befasisht nga Kujtim Shala dhe Arben Gashi”, tha ai.

Edhe deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, në një konferencë për media, tha se deputetët e LDK-së në Komisionin Parlamentar për Punët të Jashtme i kanë sulmuar në hollin e Kuvendit të Kosovës atë dhe deputetin Gazmend Gjyshincën.

Ajo tha se Gjyshinca është sulmuar nga Kujtim Shala dhe Arben Gashi. Aty, sipas Pacollit, ishte edhe deputetja Doruntinë Maloku.

“Pasi e panë që nuk mund të na ndalin në Komision, ata tentuan të na sulmojnë në hollin e Kuvendit. Kanë hyrë në udhë pa krye e s’dinë si të dalin, pyetjet tona i marrin fyese”, tha Pacolli./Objektiv/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?