Lajme

Deputeti i VV’së: Kosova i ka tashmë dy parti politike

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci tha sot se në Kosovë janë vetëm dy parti politike, Lëvizja Vetëvendosje dhe ato që sipas tij udhëhiqen nga Presidenti Thaçi.

Bajqinovci shkroi në Facebook, se kjo edhe është arsyeja se pse do të zvogëlohet nevoja për koalicione.

“Në Kosovë tashmë i kemi dy parti politike. Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e vjetra në Kosovë që udhëhiqen nga Hashim Thaçi. Ne besojmë se kjo është arsyeja se pse qytetaret do ta zvogëlojnë nevojën e koalicioneve pas zgjedhjeve sepse ata do ta zgjedhin vetëm një alternativë dhe ajo është LVV’, deklaroi ai./Objektiv/