Lajme

Deputeti i VV-së mbështet kërkesat e sindikalistëve: Janë të drejta

Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, i ka quajtur “të drejta” kërkesat e sindikalistëve në një adresim. Ai është shprehur se “përgjegjës për mosfillimin e mësimit jemi të gjithë”. Por, ai është shprehur edhe se kërkesat e sindikatës “janë të drejta dhe duhet të mbështeten prej neve”.

Numri i anëtarëve të Vetëvendosjes që i kanë dalë në mbështetje kërkesave të punëtorëve të sektorit publik është shumë i vogël. Shumica e këtyre anëtarëve në mënyrë të çuditshme e ad hominem madje edhe kanë ofenduar kreun e Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharajn.

Ndërkohë, në këto momente pritet të nis takimi në Komisionin e Arsimit mes z. Jasharaj dhe dy ministrave të Qeverisë Kurti II.

“Ka dalje nga kjo situatë, duke marr parasysh gjendjen në të cilën jemi dhe dëmi që po bëhet në arsim mendoj që mësimi duhet të filloj sa më parë qysh nesër, mirëpo unë personalisht unë mirëkuptoj edhe kërkesat e grevistëve por nuk pajtohem me mënyrën e protestës së grevistëve,” – u shpreh z. Rrahmanaj në transmetuesin publik.

Ai kritikoi edhe kolegun e tij nga partia, Dimal Bashën, për çirrjet ndaj z. Rrahman Jasharaj.

Përveç Eman Rrahmanit, kërkesat e grevistëve janë mbështetur edhe nga deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli.