Lajme

Deputeti i LDK-së reagon ndaj vendimeve të partisë së tij për lehtësimin e masave

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka kritikuar Qeverinë Hoti pas lehtësimit të masave, ku hapi aeroportet e pishinat, por nuk i hapi shkollat.

Ai thotë se tash do të hapen edhe sallonet e dasmave, por pyet se pse nuk u hapët shkollat?

Postimi i plotë:

Rastet e reja dhe vdekjet nga.Covid në rritje. Por hapja vazhdon! Hapen kafeteritë, hapen xhamitë, hapen aeroportet. Do hapen e sallonet e dasmave. Mir shumë!. Po me shkollën çpatët. Nuk u hapën dot. U hapên 1 javë klasa e 9 dhe 12 e u mbyllên sikur të ishin vatra të infeksionit . Testet e maturës etj u shtynë për muajin Gusht. Se sa alergjik jemi për fjalën shkollë aq sa as autoshkollat spo lejohen të punojnë. Po mirë se ashtu në. Kosovë shkolla nuk është kriter për të arritur majat e suksesit. Dikujt si duket po i nevojitet që ky vend të prodhoj njerz sa më pak të padijshëm për ti sunduar.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?