Lajme

Deputeti i komunitetit RAE: Është turp për shtetin, merrni masa

Deputeti i komunitetit RAE në Kuvendin e Kosovës, Danush Ademi, në një lidhje direkte në emisionin “Frontal” në T7, ka folur për sulmin fizik që ndaj gruas rome sot në Ferizaj. Ademi u ka bërë thirrje organeve të shtetit që të marrin masa, veprimin e të rinjve e ka qujtur të turpshëm.



Danush Ademi, ka ftuar organet e rendit që të mirren me këtë rast.

“Ajo nuk është e sëmurë psiqike, sepse po shohim raste të ndryshme nëpër qytet. Organet e rendit duhet të mirren me sulmin”, tha Ademi.

“Unë nuk e di, qysh e kishin arsyetu organet e shtetit, nëse kishte ndodhur diçka e keqe. Nëse ata kanë dekalraur që e kanë marrë në mbështetje, dhe kjo ndodh sot, kjo me të vërtetë është një turp”, shprehet Ademi.

“Organet e shtetit duhet të marrin masa”, tha ai.


Ndryshe, gruaja rome u sulmua për herë të dytë sot në Ferizaj, para dy ditësh ajo u sulmua në Lipjan.

LEXO EDHE:

Avokati i Popullit në Ferizaj për t’u takuar me gruan rome që u sulmua sot