Lajme

Deputeti i AAK’së, Shkumbin Demaliaj: Asnjë njeri tjetër përpos të AAK’së nuk kisha pas qef me pa në punë

Deputeti nga radhët e AAK’së, Shkumbin Demaliaj ka vazhduar me deklaratat e tij kontroverse duke arsyetuar punësimet familjare nga partia e tij nëpër institucione publike, transmeton Gazeta Metro.



Demaliaj ka thënë përsëri se përpos njerëzve të AAK’së nuk ka dëshirë tjetër kush të punësohet në institucione publikë.

Ai këtë e arsyeton duke thënë se nuk do t’i ndihmojë njerëzit e tjerë që kanë kundërshtuar programin e AAK’së.

“Asnjë njeri përpos Aleancës nuk kisha pas qef me pa në punë në Kosovë, pse unë më ndihmu tjetër këndë që ma ka kundërshtu programin e Aleancës, unë I jap përparësi njerëzve të Aleancës”, tha Demaliaj.

Kujtojmë se kjo deklaratë e Demaliajt vjen përsëri, pasi javë më parë kishte thënë që sa herë të ketë mundësinë do të punësonte vetëm njerëz të AAK’së dhe jo të tjerë.


Demaliaj njihet për gjuhën e ashpër dhe skandaloze, ai madje kishte kërcënuar në një emision televiziv edhe prokurorin e dorëhequr, Elez Blakaj./gazetametro.net