Lajme

Deputeti i AAK’së: Isa Mustafa nuk mund të më diciplinojë mua

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka komentuar statusin e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili tha se ‘është e padenjë që të krijohet ideja se një partner i koalicionit e shpëtoi Ujmanin”.

Berisha ka thënë se Isa Mustafa nuk mund ta diciplinojë atë. Sipas tij, AAK është parti që i thotë të gjitha gjërat ashtu sic i mendon.

“Isa Mustafa nuk mund të më diciplinojë mua”, ka thënë ai.