Lajme

Deputeti i AAK-së Rasim Selmanaj i infektuar me Covid-19

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rasim Selmanaj njoftoi sot përmes FAcebook se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

“Para pak çasteve më thirrën nga Instituti (IKSHPK) dhe me njoftuan se kam rezultuar pozitiv!”, shkroi deputeti Selmanaj, duke konfirmuar se tash e pesë ditë ka qenë me simptome të lehta.

“Vazhdoj të ndjehem mirë! Besoj se do ta kaloj edhe këtë sfidë! Nga sot jam në vetëizolim!”, shkroi Selmanaj.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19