Lajme

Deputeti Ferat Shala takon humanistin Halil Kastrati

Deputeti I Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, Ferat Shala, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook, ka njoftuar se sot kishte një takim me humanistin Halil Kastrati, raporton Korrespodenti.

Në këtë takim, deputeti Shala tregon se u informuan për veprimtarinë e shoqatës bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”, punën dhe funskionimin e shtëpisë së pleqëve në Gjinovc të Suharekës, dhe aktivitete tjera humanitare që po realizohen me shumë sukses nga humanisti Halil Kastrati.

Postimi i plotë I deputetit Ferat Shala:

“Bamirësia e vërtetë është dëshira për të qenë të dobishëm për të tjerët pa menduar për shpërblimin”!

Takim i përzemërt dhe shumë miqësor në selinë e humanistit dhe hoxhës së nderuar Halil Kastrati.

U informuam për veprimtarinë e shoqatës bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”, punën dhe funskionimin e shtëpisë së pleqëve në Gjinovc të Suharekës, dhe aktivitete tjera humanitare që po realizohen me shumë sukses nga humanisti Halil Kastrati.

Përkundër punës që janë duke bërë institucionet qëndrore dhe lokale për ti dalë në ndihmë njerëzve në nevojë, është dëshmuar se në shoqërinë tonë ende ka shumë raste që kanë nevojë për mbështetje dhe përkrahje nga njerëzit e vullnetit të mirë. Halili përmes aktiviteteve dhe projekteve të udhëhequra nga shoqata e tij ka dëshmuar që kur bëhen bashkë dëshira, vullneti dhe përkushtimi rezultatet nuk mungojnë.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?