Lajme

Deputetet nga PDK e AAK i çuan VV’së flamuj kuqezi gjatë betimit, ja si e komentaon këtë gjest Rexhep Selimi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në emisionin A Show me Adi Krastën në T7, ka thënë se deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës dhe ajo nga Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës, bënë mirë që i sollën flamujt kombëtarë VV’së gjatë betimit.

“Unë pashë dy kolege që erdhën me flamuj të vegjël në dorë. Ato sigurisht kanë menduar se ne do ta harrojmë flamurin kombëtar, por bënë mirë dhe duken se ato u zhgënjyen sepse ne nuk në asnjë legjislaturë nuk e kemi harruar flamurin kombëtar”, ka thënë Selimi.

Selimi tha se VV’së asnjëherë nuk i ka munguar flamuri nga asnjë prej seancave konstituive në Kuvendin e Kosovës.

“Asnjëherë nuk jemi shkuar në asnjë seancë pa flamurin kombëtar. Ashtu siç asnjëherë nuk na mungon dhe nuk e braktisim. Madje shpeshherë për këtë ka dhënë shqetësime edhe vetë Vuciqi. Edhe kësaj here ne kemi qenë në seancën konstituive me flamur, ka ndryshuar ndoshta përformanca duke pasur një flamur të madh dhe jo flamuj të vegjël”, është shprehur Selimi.

“Bën mirë që e sollën sepse ne i mbajmë dhe i ruajmë flamujt kombëtarë, sepse e kemi për dëshirë dhe detyrë”, shtoi Selimi.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19