Lajme

Deputetes së PDK’së i vdes një familjar, shtyhet seanca e Kuvendit

Vdekja e një familjari të deputetes së PDK-së, Megjide Mjaku, ka bërë që të shtyhet për në orën 16:30 seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet rezoluta e PSD-së për çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Express.

Lajmin për shtyrjen e seancës ndërkohë e ka konfirmuar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Ndërsa deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina, teksa ka folur para mediave për shtyrjen e seancës, ka thënë se një rast vdekje, ka bërë që të shtyhet seanca përsëri.

Partitë opozitare LDK dhe Vetëvendosje nuk do të marrin pjesë në këtë seancë./GazetaExpress/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?