Lajme

Dëmet që shkaktoi shiu dhe stuhia sot në Prishtinë, Shpend Ahmeti ka një kërkesë për qytetarët

Shpend Ahmeti, Kryetari i Komunës së Prishtinës ka bërë të ditur se shiu që ra pasditen e sotëm ka shkaktuar dëme të mëdha në kryeqytet.

Përmes një postimi i pari i Prishtinës ka lutur qytetarët që të kenë kujdes, me ç’rast ka vendosur një numër emergjent për ata që kanë nevojë, shkruan Gazeta Insajderi.

“Kemi dëme në qytet nga erërat e fortë. Lusim qytetarët të kenë kujdes dhe për çdo emergjencë të thërrasin në Komunë në 080012233. Ekipet janë në terren për sanim!”, ka shkruar Ahmeti. /Insajderi.org


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?