Lajme

Demaliaj e quan “spec” këtë person në Kuvend

Pas fjalës së deputetit të AAK’së, Shkumbin Demaliaj, i cili akuzoi kryeministrin Albin Kurti për ndryshim qëndrimesh e për heqje të tarifës ndaj Serbisë, deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, tha se askush nuk u beson më pushtetarëve të deritanishëm.

Basha i tha Demaliajt se duhet të mburret që e ka Albin Kurtin kryeministër, ndërsa tha se më askush s’u beson atyre që “rrejtën” për 20 vjet.

Tutje Demaliaj tha se në fjalimin e tij pyetjet ia ka drejtuar kryeministrit Kurti e jo atyre që ia bëjnë këshilltarin e avokatin kryeministrit.

“Për me u marrë me çështje të fëmijëve, e kuptoj, por me u marrë me kërcënime, unë këtë nuk e kuptoj, po kërcënon “mshelne gojën”, etj… Nuk mendojmë gjithkush është ideal. Ai që ka këso specash këshilltarë e avokatë, unë Albin Kurtit ia kam lyp atë përgjigje”, ka thënë Demaliaj.

Demalijaj gjithashtu ka thënë se nuk e di prej nga e ka prejardhjen Albin Kurti, derisa ia ka përmendur edhe se gruaja e tij jeton në Norvegji.

“Prej gjenezës ka vjen ky nuk e kemi asnjë urim, unë kam qef sot me e ditë kush është ky njeri, njeri që jeton me qira në shtetin e tij, familjen atomike e ka gjysën këtu, gjysën atje, njanën kamë në Kosovë, tjetrën në Norvegji, kam qef me na kallxu kush është ky njeri, nuk njohim ma shumë, të gjitha deklaratat e tij për 24 orë ju ka dhanë fund, qekaq dijmë për të, faleminderit e taksa nuk bon me u hjekë, e këta mbanë në vend. Nëse e mendoni se duhet me e hjekë, hjekne. Ajo është vendim politik”, ka thënë ai.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?