Lajme

Deklarata e Haradinajt pak para fillimit të seancës për USHTRI

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë edhe deklaratën e fundit para fillimit të seancës për krijimin e Ushtrisë, raporton Gazeta Blic.

Në “Facebook”, kryeministri ka shkruar se edhe pak çaste na ndajnë nga votimi historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Haradinaj ka shkruar më tej se Ushtria e Kosovës do  të jetë përherë aty ku mbrohet jeta, dinjiteti dhe integriteti i njeriut.

Shkrimi i plotë i kryeministrit Haradinaj:

Mirëmëngjes miq,

Edhe pak çaste na ndajnë nga votimi historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Sot, kur ne po vendosim në vend një të drejtë të natyrshme, zotohemi të shikojmë përpara në paqe, me të gjithë ata që jetojnë me ne, në shtëpinë tonë të përbashkët. Me synimin që të jemi pjesë e paktit të NATO-s, ushtria jonë do të jetë përherë aty ku mbrohet jeta, dinjiteti dhe integriteti i njeriut. Aty ku përkasim, përgjithmonë!

RH


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?