Lajme

Dëbora zbardh malet e këtiij qyteti

Edhe pse ende vjeshtë zonat malore në qarkun e Korçës janë mbuluar nga dëbora. Reshjet më të shumta janë regjistruar në zonë e Mashkullores në aksin rrugor Shtyllë-Panarit.

Trashësia e dëborës në këtë zonë ka shkuar deri në 5 cm.

Në Dardhë centimetrat e para të borës kanë krijuar panoramën e dimrit, ndërsa rruga është pastruar edhe fshati është gati për të pritur turistë.

Gjithashtu, dëbora ka përfshirë zonat malore të Voskopojës, Lekasit, Dardha e Velçan. Temperaturat në zonat malore kanë shkuar deri në -2 gradë. Në të gjitha këto zona nuk raportohen probleme në rrugët rurale. Probleme ka patur edhe në disa fshatra të zonave malore sa i përket furnizimit me energji elektrike kryesisht në linjat e tensionit të ulët.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?