Lajme

Daut Haradinaj: UÇK s’ka arsye ta mbyllë arkivën, është e pastër, turpi është te shteti i Millosheviqit

Në debatin që po vazhdon tash e disa dita për luftën e UÇK-së, të nxitur nga propozim aktakuzat e Prokurorisë Speciale të Gjykatës së Hagës, është përfshirë edhe një herë Daut Haradinaj, shef i GP të AAK-së dhe ish-ushtar i UÇK-së.

Haradinaj ka thënë se UÇK është transparente dhe se nuk ka asgjë për të fshehur.

Ai ka thënë se në arkivat e UÇK-së është vetëm e vërteta e luftës çlirimtare.

“UÇK është transparente dhe s’ka çka mshefë në arkiva, aty është vetëm e vërteta e luftës sonë çlirimtare”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka thënë se për t’u turpëruar ka arsye Serbia, e cila po ndërton të ardhmen shqiptarët e vrarë në luftë.

“Autostradat e Serbisë mbi eshtrat e qytetarëve shqiptarë të vrarë nga serbët, janë arkivi i turpit shtetëror millosheviqian”, thuhet në fund.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?