Lajme

Daut Haradinaj: Më 6 tetor e keni shansin historik të tregoni se vendimet tona ishin të drejta

Në mungesë të kandidatit për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, në hapjen e fushatës në Suharekë fjalën e mori vëllai i tij, Dauti, i cili është kandidat për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit.

Datën 6 tetor e quajti si datë historike për të konfirmuar Kosovën e 100 për qindtë.

“Është e qartë arsyeja pse na sollën deri te zgjedhjet e jashtëzakonshme. Taksa, ushtria, pengesa për të mos i lejuar të tjerat të bëjnë pazar me tokat tona. Ramushi ia ktheu sovranin popullit. Tani është shumë qartë që qytetarët e Kosovës që do të vendosin me 6 tetor se a ishin ato veprime që mori Haradinaj, të drejta apo jo”, ka thënë Daut Haradinaj.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?